TMZ ka publikuar një video ekskluzive ku shihen për herë të parë pamjet kur hajnat i vodhën banesën Kim Kardashian.
Në video shihen pesë grabitës, tre në biçikleta, dy në këmbë afër apartamentit të Kimit në oën 2:19 të mëngjesit me datë 3 tetor.
Ata shihen pas daljes nga banesa me gjësende në dorë të cilat dyshohen të kenë qenë bizhuteritë milionëshe të Kimit.
Kjo video pritet të ndihmojë në kapjen e autorëve, të cilëve policia franceze u është vënë në gjurmë.
Që prej asaj kohe, Kim po përjeton kriza nervore, madje po ndërton dhomë të sigurisë brenda shtëpisë së saj në vlerë 100 mijë euro.
Kanye West ka angazhuar për sigurinë e saj kompanitë më të shtrenjta në botë. /Telegrafi/