Telegrafi

Pamje nga mensa e ushtarëve të FSK-së

Shujtat e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ditët e fundit kanë ngjallur reagime të mëdha. 

Në një video të siguruar nga Telegrafi, mund të shikoni se çfarë ushqimi iu është shërbyer ushtarëve të FSK-së sot.

Kjo video është realizuar në restorantin e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ku shihet një shumëllojshmëri e ushqimeve që u është servuar, të përcjella gjithashtu me sallata.

Ndryshe, për këtë temë të martën reaguan edhe nga Ministria e Mbrojtjes, ku sqaruan se ushqimi për ushtarët mbetet i njëjti siç ishte i kaluari, veçse kuzhinierët janë huazuar nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues. /Telegrafi/