Telegrafi

Pamje nga lëndimi i Zymer Bytyqit te Konyaspor, ekzaminimet mjekësore në të hënën tregojnë se sa do të mungojë

Lajme jo të mira vijnë për Përfaqësuesen e Kosovës para dy ndeshjeve të këtij muaji.

Reprezentuesi i Dardanëve, Zymer Bytyqi, ka pësuar një lëndim.

Anësori kosovar u aktivizua në ndeshjen kampionale të Konyasporit ndaj Goztepes.

Zymeri u lëndua pak para fundit të pjesës së parë (39’), duke u obliguar ta mbyllë ndeshjen më herët sesa planifikonte.

Tani, Bytyqi është në dyshim për ndeshjet e nëntorit, kur Kosova do të përballet me Jordaninë e Greqinë.

Të hënën (nesër), lojtari do t’i bëjë ekzaminimet mjekësore, për të mësuar shkallën e lëndimit, por që me shumë gjasë nuk do të mund të paraqitet në dy takimet. /Telegrafi/