Fjolla Morina do të sjell projektin e saj më të ri.
Kënga e re e këngëtares do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë filluar të realizohen, transmeton Telegrafi.
Megjithëse Fjolla nuk ka dhënë asnjë detaj rreth kësaj kënge, ajo në profilin e saj në rrjetet sociale ka publikuar disa pamje nga xhirimet e videoklipit duke treguar se do të vijë tejet seksi dhe me një look të kuruar në çdo detaj.
“Syn syn” titullohet projekti i saj i fundit që ngjalli shumë debat pasi Fjolla u paraqit e zhveshur duke shfaqur barkun e saj të ftyrë. /Telegrafi/