Telegrafi

Fotografi nga Zubin Potoku, ku janë mbledhur një numër i qytetarëve serbë

Foto: Arkiv

Disa qytetarë të komunitetit serb janë mbledhur para objektit të Komunës së Zubin Potokut.

Raportohet se serbët në Zubin Potok janë mbledhur për të ndaluar kryetarin e ri të kësaj komune Izmir Zeqiri për të hyrë në objektin e komunës.

Lexo po ashtu Situata në veri, Policia: Po asistojmë kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet zyrtare të komunave

Edhe Policia e Kosovës para pak minutash doli me një informacion zyrtar në lidhje me këto zhvillime në veri.

Lexo po ashtu Forcat të shtuara të Policisë në veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë në veri të vendit, dike bërë të ditur se po asistojnë kryetarët e komunave në veri, si në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Disa qytetarë të komunitetit serb para komunës së Zubin Potokut
Disa qytetarë të komunitetit serb para komunës së Zubin Potokut