Festa e djemve të kombëtares ka qenë e çmendur edhe në dhomat e zhveshjes.
Është sulmuesi i kombëtares Shkëlzen Gashi, i cili ka postuar foto nga dhomat e zhveshjes, ku shihen të gjithë futbollistit, stafi dhe drejtuesit e federatës shqiptare duke festuar.
Gëzimi shihet që është shumë i madh, pas kësaj fitore historike.
Edhe mbrojtësi Mergim Mavraj ka postuar një foto në rrjetin social, ku shihet me kapitenin Lorik Cana.
Sigurisht që kjo fitore ishte e madhe, por besojmë mos të jetë e fundit, pasi shpresojmë në një kualifikim i mundshëm në fazën tjetër. /Telegrafi/