Telegrafi

Pamje nga eventi i bebes, që Ryva Kajtazi ka organizuar për vajzën e saj të vogël (Video)

Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi ka pak ditë që është bërë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e ka mbajtur larg syrit të medieve duke mos e ekspozuar fare në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja ka vendosur të organizojë një event të veçantë për beben, ku ka ftuar disa miq e mikesha të saj për të gostitur në një aheng ardhjen në jetë të vajzës së saj.

Në një video që Ryva ka publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtarja shfaq disa nga detajet e përgatitura enkas për këtë festë të veçantë. /Telegrafi/