Telegrafi

Eskalimi i protestës së PSD-së, pamje që ilustrojnë kaosin e shkaktuar

Partia Socialdemokrate e ka pritur me protestë kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë vizitës së saj në Kosovë të mërkurën.

Me thirrjen “Poshtë Gjykata Speciale”, aktivistët e PSD-së kanë protestuar përpara hotelit “Sirius” në Prishtinë, ku Trendafilova do të mbajë takim me shoqërinë civile.

Lexo po ashtu PSD hedh gaz lotsjellës para objektit ku po qëndron Trendafilova

Protesta ka eskaluar pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës e më pas ka arrestuar disa aktivistë të PSD-së, në mesin e të cilëve edhe Dardan Molliqaj dhe Nol Nushi, raporton Telegrafi.

Ndryshe, forca të shumta policore kanë “blinduar” ambientin ku do të mbahet takimi i Trendafilovas me shoqërinë civile.

Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova, ka realizuar disa fotografi që ilustrojnë më së miri kaosin e shkaktuar gjatë kësaj proteste. /Telegrafi/