Rreth 80 kufoma të paidentifikuara palestineze janë varrosur në një varrezë masive në Rafah në jug të Gazës, shkruan BBC.
Burime brenda ministrisë së Shëndetësisë që udhëhiqet nga Hamasi, kanë thënë për AFP se kufomat janë transportuar “nga morgjet” nga autoritetet izraelite, që donin të siguroheshin nëse ka pengje që ishin marrë më parë nga Hamasi.
Ata më pas u ishin kthyer palestinezë për t’i varrosur në Kerem Shalom në jug të Gazës, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, ushtria izraelite ka refuzuar të komentoj këto pretendime. Madje ata thonë se 129 nga 240 personat e rrëmbyer vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur.
E në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi, ishin vrarë 1,200 izraelitë. Ndërkaq nga palestinezët deri më sot kanë humbu jetën mbi 20.600. /Telegrafi/