Telegrafi

Pamje të ishullit Hart në New York – vendi për varrosje masive, tani aktiv në mes të coronavirusit

Për më shumë se një shekull në qytetin e New York-ut, të vdekurit pa ndonjë anëtar të familjes janë varrosur në ishullin Hart të “Long Island Sound”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë krizës së coronavirusit, një trup i cili nuk deklarohet nga familja brenda 15 ditëve, dërgohet në ishullin Hart, njëherit “vendi i prehjes”.

Më shumë se 1 milion njerëz janë varrosur në ishullin Hart, i cili konsiderohet pjesë e “The Bronx” afër “City Island”.

Disa që ranë viktima të influencës spanjolle dhe epidemisë së AIDS,  gjithashtu kanë gjetur rrugën  drejt këtij ishulli.

Vendi i cili aktualisht është aktiv siç shihet në këto foto dhe video, menaxhohet nga Departamenti i Korrektimit i qytetit./Telegrafi/