Site icon Telegrafi

Me pamje nga ditëlindja e saj e parë, Melinda kujton nënën e ndjerë përmes një dedikimi prekës

Dje (19 nëntor), reperja e njohur, Melinda Ademi ka festuar ditëlindjen.

Ajo mbushi 26-të vjet dhe ditën e saj të veçantë e festoi në Stamboll, me një darkë romantike dhe dedikim për të mbi urën e Bosforit.

Ndërkohë, pasi e quajti një ditëlindjen speciale, reperja në një postim që ka bërë së fundi ka prekur me fjalët dedikuar nënës së ndjerë.

Foto: Melinda/Instagram

Melinda ka ndarë me fansat në Instagram pamje nga ditëlindja e saj e parë teksa shihet në krahët e së ëmës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

“Ditëlindja ime e parë. Faleminderit që më dhe jetën nënë, të dua dhe më mungon, për ty po qëndroi e fortë, pusho në paqe engjëlli im”, ka shkruar Melinda sipër postimit.

Foto: Melinda/InstaStory

Kujtojmë që reperja humbi nënën në mars të këtij viti, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit. /Telegrafi/

Exit mobile version