Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë vendosur të martohen për herë të dytë dhe si destinacion të ceremonisë së tyre luksoze kanë zgjedhur resortin, Montage Palmetto Bluff në Karolinën e Jugut.
Çifti, i cili u martua për herë të parë në një gjykatë të Manhattan në vitin 2018, zgjodhën një aeroplan privat poshtë Jugut gjatë fundjavës për lidhjen e tyre të dytë, këtë herë më zyrtare.
Pasi mbërritën, Bieber, 25 vjeç dhe Baldwin, 22 vjeçe, hipën në një barkë në lumin May, i cili shkon përkrah vendit të tyre të dasmave, për t’u drejtuar në darkën e tyre.
“Darka ishte buzë ujit dhe ishte jashtë”, ka thënë një burim për E! News, duke shtuar, “Kishte shumë drita telash që vareshin dhe ndeznin qirinj. Të gjithë ishin ulur në tavolina dhe dekori ishte shumë elegant dhe i bardhë”.
Sipas faqes së internetit të vendit të ngjarjes, Montage Palmetto Bluff përfshin 20,000 hektarë midis Hilton Head Island dhe Savannah. Ka nëntë hapësira ngrënieje brenda pronës, e cila dikur ishte e përbërë nga 21 plantacione gjatë epokës së Antebellum, ku gjenerali i konfederatës, Thomas Fenwick Drayton zotëronte një numër skllevërish.
E! News po ashtu raportoi se ceremonia e çiftit filloi të dielën në mbrëmje. Hailey, Justin dhe familjarët e miqtë e tyre të ngushtë u mblodhën në Montage në Palmetto Bluffs në Karolinën e Jugut për të ngrënë, pirë dhe për të festuar. /Telegrafi/