Site icon Telegrafi

Pamje nga ceremonia e hapjes ‘Defender Europe 23’, FSK-ja e katërta me numrin më të madh të trupave pjesëmarrëse

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë radhitur në vendin e katërt sa i përket trupave pjesëmarrëse në “Defender Europe 23”.

Mbi 1,300 ushtarë të FSK-së do të kryejnë ushtrimet krahas ushtrive më të mëdha në botë, transmeton Telegrafi.

Në ceremoninë hapëse që u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se përgatitjet për këtë stërvitje kanë nisur që 1 vit.

Gjithashtu, ministri para pjesëmarrësve tregoi se kanë ngritur kapacitet e FSK-së, duke bërë blerjen e disa pajisjeve ushtarake.

“Vendi i 4 më më së shumti pjesëmarrës. Kemi filluar që 1 vit ushtrimet, kemi blerë pajisjet ushtarake e kemi bërë stërvitje. Është e rëndësishme ngritja e kapaciteteve. Rrugëtimi ynë është i qartë, destinacioni ynë është një, në NATO. Ne do të plotësojmë çdo detyrë, që të jemi pjesë e NATO-s”, theksoi Mehaj.

Pjesë e “Defender Europe 23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarakë.

Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 23”, me ç’rast do të validohem kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregojnë shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere. /Telegrafi/


Exit mobile version