Këngëtarja e njohur e skenës Alma Bektashi, viteve të fundit nuk është edhe aq aktive në muzikë.
Prej më se gati një vit, ajo është zhvendosur me bashkëshortin e saj në vendbanim në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, në një apartament të ri dhe të mjaftueshëm për gjithë familjen.
Ndërkohë, për pesë vite me radhë, Bektashi ishte pjesë e panelit të jurisë në “The Voice of Albania”, aventurë së cilës i dha fund vitin e kaluar.
Së fundmi, Bektashi ka treguar se ndodhet në pushime bashkë me familjen e saj, dhe si destinacion kanë zgjedhur bregdetin grek.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në llogarinë zyrtare në Instagram, Alma shfaqet mjaft joshëse me një vështrim nga bregdeti i bukur i qytetit Parga.
Ajo kishte veshur një fustan të zi dhe të gjatë, kombinuar me një çantë dore, ndërsa modeli i flokëve prej bionde i jepte gjithë shkëlqimin prej një femre mjaft atraktive. /Telegrafi/