Forcat izraelite kanë hedhur në erë tunelet e Hamasit, dhe kanë goditur militantët e këtij grupi palestinez me raketahedhës.
Tanket dhe ushtarët e IDF-së izraelite, zhvilluan luftimet të ashpra me militantët e Hamasit në qytetin e Gazës, transmeton Telegrafi.
Trupat tokësore luftuan në këtë qytet, duke hedhur në erë tunelet që Hamasi i shfrytëzon për të lëvizur, fshehur armë por edhe kryer sulme.
Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin sekuenca nga kjo betejë mes militantëve të Hamasit dhe ushtarëve izraelitë, që kanë rrethuar atë zonë në Rripin e Gazës.
Në anën tjetër, nga IDF-ja kanë bërë të ditur se janë në përfundim të operacionit në veri të Gazës, dhe se tani pritet të zgjerohen në jug të Rripit të Gazës. /Telegrafi/