Luftimet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite janë duke vazhduar në Rripin e Gazës.
Brigada Nahal e ushtrisë izraelite në veri të Gazës kanë rritur prezencën, pas shtimit të lëvizjeve të militantëve të Hamasit në rajonin Jabalia, transmeton Telegrafi.
Ata u filmuan duke zhvilluar një betejë të ashpër kundër Hamasit, në zonat që ishin të banuara dhe që tani janë shndërruar në lagje “fantazmë”.
Këto lagje janë mbuluar me rrënoja të ndërtesave dhe shtëpive të shkatërruara nga sulmet ajrore të izraelitëve.
Aty shihen edhe militantët e Hamasit duke iu kundërvënë me armë të ndryshme, nga granatahedhësit e deri te kallashnikovët. /Telegrafi/