Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e EULEX-it sot në orët e hershme të mëngjesit kanë zbarkuar në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi, shihen zyrtarë të Policisë së Kosovës jashtë një objekti banesor në këtë lagje.
Po ashtu Policia e Kosovës jashtë këtij objekti ka vendosur edhe shiritin e sigurisë në dy anët e rrugës.
Njësitë e Policisë së EULEX-it janë duke e bastisur shtëpinë e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behar Berishës.
Berisha ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit.
Ndryshe, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personal të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu. /Telegrafi/