Telegrafi

Pamje nga arritja e Tonalit për testet mjekësore te Milani

(Foto: Screenshot/gianlucadimarzio.com)

Sensacioni i Brescias, Sandro Tonali, ka arritur në Milano për t’iu nënshtruar testeve mjekësore në Madonnina Clinic.

Mesfushori italian pritet ta vazhdojë karrierën te Rossonerët dhe pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore, pasdite do të shkojë në Casa Milan për ta nënshkruar kontratën.

Sipas gianlucadimarzio.com, ai do të arrijë te Milani me formulën e huazimit për 10 milionë euro, plus 15 milionë të tjera për blerjen e të drejtave të kartonit, si edhe 10 milionë euro do të paguhen në formë bonusesh në bazë të arritjeve.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja: Tonali është i Milanit

Totali i transferimit do të kushtojë rreth 35 milionë euro, ndërsa Brescia do të përfitojë 10 për qind nga shitja eventuale e Tonalit në të ardhmen

20-vjeçari, i cili është krahasuar me legjendën Andrea Pirlo, në të kaluarën është kërkuar edhe nga Interi dhe Juventusi, por dy klubet e përmendura e tërhoqën interesimin duke i lënë kuqezinjtë favoritë për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/