Modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, ka festuar ditën e djeshme (e martë) ditëlindjen.
Asaj iu organizua një festë e mrekullueshme nën shoqërinë e miqve dhe njëkohësisht u befaua me një buqetë të madhe trëndafilash.
Kjo lë të dyshohej se nga kush është surprizuar, ndërkohë që në një postim në InstaStory publikoi një fotografi me një mashkull – duke mos ia zbuluar fytyrën e as identitetin.
Bukuroshja nga Klina me këtë ka bërë të spekulohet se po shijon një romancë të re dashurie.
Sidoqoftë, ajo u shfaq edhe në disa momente të tjera duke marrë vëmendjen me veshjen dhe vallëzimet që ka bërë.
E njëjta përzgjodhi një ambient të jashtëm të dekoruar në detaje për përvjetorin e saj të lindjes.
Ajo duhet theksuar se u bë e njohur që nga paraqitja në serialin vendor “O sa mirë”. /Telegrafi/