Telegrafi

Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës, për identifikimin e viktimave të trafikimit (Video)

Operacioni i koduar me emrin “Nëntori”, doli i suksesshëm për Policinë e Kosovës.

Ata bastisën 32 lokale të natës nëpër Kosovë, me ç’rast gjashtë nga to u mbyllën e dy persona u arrestuan.

Lexo po ashtu Operacioni “Nëntori” konfiskon dokumentet e 185 femrave të huaja që punonin në Kosovë

Ky aksion u ndërmor nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore.

Përmes një komunikate Policia bën të ditur se gjatë operacionit është konfiskuar edhe një revole me nëntë fishekë dhe dy thika. /Klan Kosova/