Operacioni i koduar me emrin “Nëntori”, doli i suksesshëm për Policinë e Kosovës.
Ata bastisën 32 lokale të natës nëpër Kosovë, me ç’rast gjashtë nga to u mbyllën e dy persona u arrestuan.
Ky aksion u ndërmor nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore.
Përmes një komunikate Policia bën të ditur se gjatë operacionit është konfiskuar edhe një revole me nëntë fishekë dhe dy thika. /Klan Kosova/