Site icon Telegrafi

Pamje nga aksidenti i rëndë në Korroticë të Drenasit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e së dielës në Korroticë të Drenasit, si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se lënduarit menjëherë janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

Ndërkaq, një lexues i Telegrafit ka dërguar video të ngjarjes, ku shihen persona të shtrirë, si dhe persona të cilët jepin ndihmë të lënduarve.

Exit mobile version