Të enjten në Gjakovë ka ndodhur një aksident me autoambulancë ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.
Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.
E për këtë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident.
Më poshtë mund t’i shikoni pamjet nga TV Syri.