Të paktën 1,500 njerëz janë konfirmuar tani se kanë vdekur në Turqi dhe Siri, dhe mijëra të tjerë janë lënduar – si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë.
Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në 1014, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 221 persona të tjerë janë vrarë dhe 419 janë plagosur në pjesët e kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë, njoftoi grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë.
Më vete, agjencia shtetërore siriane e lajmeve ka thënë se 371 persona kanë vdekur. Ne supozojmë, por nuk e dimë me siguri, kjo është vetëm në zonat e kontrolluara nga qeveria.
Më herët, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk mund të parashikonte se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë pamje nga ajri të ndërtesave të shembura në Idlib të Sirisë pas tërmetit. /Telegrafi/