Pamje nga ajri që tregojnë shkallën e shkatërrimit në Gaza
Hakim Kasami
Pjesa më e madhe e Rripit të Gazës është shkatërruar pas më shumë se 15 muajsh bombardimesh të izraelite, duke lënë qindra mijëra palestinezë pa një vend ku të jetojnë.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, rreth 90 për qind e 2.3 milionë banorëve të Gazës u zhvendosën me forcë – shumë prej tyre disa herë.
Me një armëpushim tashmë në fuqi, shumë prej tyre po kthehen në shtëpitë e tyre, por më shumë se një vit i bombardimeve izraelite i ka lënë shumicën e shtëpive në rrënoja dhe krejtësisht të pabanueshme.
“Ndalimi i gjakderdhjes është një ndjenjë e papërshkrueshme. Falënderoj Zotin që e mbijetova shëndoshë e mirë këtë luftë. Megjithatë, kur u kthyem në shtëpitë tona, nuk gjetëm gjë tjetër veç gërmadha dhe shkatërrim. Nuk mund ta përshkruaj skenën me fjalë. Nuk di çfarë të them”, ka thënë për Al Jazeera Jomaa Shadi, një palestineze e zhvendosur.
Ndërkohë, disa fotografi ajrore thuhet se tregojnë shkallën e shkatërrimit në Gaza. /Telegrafi/