Site icon Telegrafi

Me pamje natyrale dhe në bikini, Arbnora Ademaj merr vëmendje me figurën trupore

Aktorja dhe modelja shqiptare, Arbnora Ademaj, këtë kohë ishte në qendër të vëmendjes për shkak të debutimit në kinematografinë turke.

Derisa është bërë pjesë e serialit “Kirik Hayatlar”, ajo po vazhdon të shijojë jetën në shtetin turk.

Dhe së fundmi artistja duket se ka gjetur pak kohë për veten, për një ditë larg angazhimeve të zakonshme.

Arbnora Ademaj (Foto: Instagram)

E njëjta ka ndarë disa fotografi nga pushimet në brigjet turke, gjersa duket në formë të mrekullueshme në bikini ngjyrë të gjelbër.

Lexo po ashtu Arbnora Ademaj flet për pjesëmarrjen në serialin turk: Sa e lumtur që në çdo episod përmendet se jam shqiptare

Këto imazhe të Ademajt kanë bërë që të marrë komplimente të shumta për linjat trupore.

Arbnora Ademaj (Foto: Instagram)

Arbnora duket se ka zhvendosur të gjitha aktivitetet në Turqi dhe se atje po e kalon një periudhë të re të jetës.

Ajo pritet që së shpejti të marrë pjesë edhe në projekte të tjera filmike. /Telegrafi/

Exit mobile version