Telegrafi

Me pamje natyrale, Beatrix zgjedh që të shfaqet me bikini të zeza

Beatrix Ramosaj Foto: Instagram/beatrixramosaj

Ajo është ndër artistet që po bënë bujë kohëve të fundit me projektet muzikore.

Dhe Beatrix Ramosaj përkundër kësaj nuk po i lë anash as edhe pushimet verore, të cilat po i shijon në maksimum.

Kështu të paktën po duket në disa postime në rrjetin social Instagram, ku ajo po shpërndan imazhe të shumta.

Në një fotografi në Instagram Beatrix është shfaqur e veshur me bikini të zeza, teksa fokusoi fizikun e formësuar.

Në po të njëjtën paraqitje, këngëtarja zgjodhi që të shfaqet pa makijazh.

“Duke marrë vitaminën D”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë, “By my side” është projekti saj i fundit, që u prit mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj. /Telegrafi/