Site icon Telegrafi

Pamje mahnitëse të “jashtë kësaj bote”: Momenti kur raketa e SpaceX fluturon “përgjatë rruzullit hënor”

Në orën 1:19 të mëngjesit të enjten, SpaceX lëshoi raketën e saj Falcon 9 në hapësirë dhe përgjatë rrugës së fluturimit, raketa kaloi pranë hënës për të krijuar pamje mahnitëse që janë “jashtë kësaj bote”.

Dhe sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, ka qenë Trevor Mahlmann ai që kapi momentin, i cili tregon raketën rreth 63 metra me një “rrymë zjarri” që vjen nga motorët që po e shtyjnë atë të kalojë satelitin tonë natyror për në orbitë.

Ndryshe, raketa në pronësi të Elon Musk ishte në një mision për të dërguar 60 pajisje të tjera Starlink në konstelacionin satelitor të internetit – ku tani janë 1,095 satelitë në orbitë.

Ky mision shënon grupin e 18-të të satelitëve Starlink që do të dërgohen në orbitë.

Starlink 17 ishte vendosur të nisej të hënën, por u shty për shkak të motit të lig në zonën e ngritjes dhe SpaceX vendosi që duheshin më shumë kontrolle para fluturimit. /Telegrafi/

Exit mobile version