Një i ri është mbytur nga një tigër, ngjarje horrori kjo e dëshmuar edhe nga gruaja dhe fëmija i tij, pasi ishte zvarritur brenda një kopshti zoologjik.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në Youngor Wildlife Park në qytetin e Ningbo, rreth 200 kilometra (125 milje) në jug të Shangait.
Ka qenë një spektator ai që ka marrë pamjet kur tigri kishte tërhequr dhe e ka zvarritur burrin, derisa dy të tjerë silleshin rreth tij, duke vëzhguar situatën.
Vizitorët kishin ngritur alarmin për sulmin, por stafit të kopshtit zoologjik iu deshën rreth një orë për ta larguar viktimën nga aty.
Tigrat u dëbuan përfundimisht nga aty me anë të fishekzjarrëve dhe një topi me ujë, thuhet në një raport të medieve kineze, të cilat shtuan se burri u dërgua në spital, por më vonë vdiq.
Njëri nga tigrat gjithashtu thuhet se u qëllua për vdekje nga stafi i kopshtit zoologjik.
Gjithashtu nuk dihet se si burri, i cili me gruan dhe fëmijën kishin shkuar në park, kishte përfunduar brenda rrethojës së parkut ku gjendeshin tigrat. /Telegrafi/