Telegrafi

Pamje ekskluzive nga prapaskenat e klipit të ri të artistëve Kidda dhe Dardan

Reperët me prejardhje shqiptare, Kidda dhe Dardan, kanë bashkuar forcat për herë të parë për një projekt të ri muzikor.

Telegrafi mëson se të njëjtit kanë finalizuar xhirimet e klipit të ri dhe se pritet të lansohet këtë të premte (12 mars).

Videoklipi i dyshes u realizua në Kosovë, gjersa ka bërë që të rikthejë Dardan Mushkolajn (emri i vërtetë) pas një kohe të gjatë në vend.

Pamje nga xhirimet e klipit të ri të Kidda dhe Dardan (Foto: Telegrafi)

Telegrafi gjithashtu ka siguruar edhe disa pamje ekskluzive nga prapaskenat e projektit të tyre, në momentin kur po realizohej klipi i dyshes së famshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kidda

Kënga ndërkohë do jetë e përzier, siç tashmë këngëtarët shquhen për vokalin dhe zhanrin e tyre në treg.

Pamje nga xhirimet e klipit të ri të Kidda dhe Dardan (Foto: Telegrafi)

Kidda në anën tjetër pas sukseseve të shumta që ka korrë gjatë vitit të kaluar, tani duket se dëshiron t’i futet edhe tregut gjerman.

Në bazë të asaj që konsiderohen si dy artistë mjaft të talentuar e të kërkuar, bashkëpunimi i tyre besohet se do bëjë bujë të madhe e do të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/

Pamje nga xhirimet e klipit të ri të Kidda dhe Dardan (Foto: Telegrafi)