Site icon Telegrafi

Pamje e pazakontë në pajisjen e ultrazërit: Fëmija i palindur, “përshëndet” me dorë (Foto)

Libby dhe Mathew Vlasic nga New Yorku, kanë mbetur të befasuar kur kanë parë fëmijën e tyre të palindur, që kishte ngritur dorën sikur donte t’i përshëndeste.

Prindërit e fëmijës gjashtëvjeçar, i janë gëzuar shumë faktit që ai do të jetë vëllai i madh i një motre që së shpejti vjen në jetë, transmeton Telegrafi.

Dora në imazhin nga ultrazëri

Por, derisa po bënin vizitat e zakonshme te mjeku, ata nuk mund t’i besonin syve kur panë imazhin që shfaqi ultrazëri.

“Sikur donte të thoshte se jam mirë dhe mos u brengosni për mua, vij së shpejti”, ka thënë Libby lidhur me rastin.

Familjarët në pritje të fëmijës

Madje, as ekspertët nuk kanë parë më herët që një fëmijë të kapet në këtë formë duke treguar qartë edhe gishtat e vegjël. /Telegrafi/

Exit mobile version