Pamjet shokuese të publikuara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur dy persona në Angli që ishin në një motoçikletë, shpëtuan për pak pa u goditur nga një tren që po lëvizte me shpejtësi prej 112 kilometër në orë.
Sipas pamjeve shoferi i kësaj motoçiklete kaloi rrugën kur dritat e kuqe ishin ndezur, transmeton Telegrafi.
Network Rail publikoi pamjet dramatike të incidentit që ndodhi pranë Littlehampton, West Sussex, për të cilin policia tha se tregon “sjellje marrëzie të pamatur”.
Ishte vetëm çështje sekonde kur motoçikleta dhe treni i shpëtuan përplasjes. /Telegrafi/