Telegrafi

Pamje brenda një dhome karantinë në Klinikën Infektive, aty ku trajtohen pacientët me coronavirus

RTV Dukagjini me leje të posaçme ka arritur të futet brenda një dhome izolimi në Klinikën Infektive të QKUK, ku vendosen të prekurit me coronavirus.

Drejtorasha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, ka treguar se një dhomë e zakonshme ka dy shtretër me çarçafë një përdorimesh.

Ajo thotë se çdo dhomë e Klinikës Infektive ka edhe banjon e saj që përdoret vetëm nga personat që janë të vendosur aty.

Dhomat po ashtu janë të pajisura me sistemin e oksigjenit të lidhura me qendrën.

Drejtorasha e Klinikës Infektive ka thënë se pacientët e prekur trajtohen varësisht nga gjendja e tyre klinike, ku disa nga ta që kanë më pak shenja dërgohen në shtëpi në vet izolim, por nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Kujtojmë ditë më parë është njoftuar se Klinika Infektive me sistem qendrorë të oksigjenimit ka të gatshëm 40 shtretër./Telegrafi/