Mississippi, shtet në jug të SHBA-ve, ka filluar të bëjë vlerësimin e dëmeve, pasi një tornado goditi vendin dhe si pasojë humbën jetën të paktën 26 persona.
“Është një tragjedi”, tha guvernatori Tate Reeves në Twitter derisa foli për “dëmin” që tornado e shkaktoi derisa kaloi në Mississippi, 150 kilometra nga perëndimi në drejtim të lindjes, transmeton Telegrafi.
Extensive damage path in Rolling Fork, MS @accuweather pic.twitter.com/6rstnCrQs6
— Reed Timmer, PhD (@ReedTimmerUSA) March 25, 2023
“Shkalla e humbjeve dhe dëmeve është e dukshme sot në të gjitha zonat e prekura”, tha ai pas vizitës në Silver City, një nga qytetet më të goditura.
Dear God…..there’s nothing left. Help Mississippi 🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼pic.twitter.com/oak44yyabv
— Spitfire (@DogRightGirl) March 25, 2023
Sipas Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave në Mississippi (MSEMA), numri i të vdekurve është 26 dhe dhjetëra të plagosur.
JUST IN: Tornado in Mississippi 1 mile wide — Local meteorologist reports MASS CASUALTY EVENT —pic.twitter.com/gypd6qJ9DN
— Chuck Callesto (@ChuckCallesto) March 25, 2023
Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për gjetjen e viktimave. Presidenti amerikan Joe Biden tha se këto janë imazhe të tmerrshme dhe theksoi se vendi do të bëjë “çdo gjë që mundet për të ndihmuar, për aq kohë sa është e nevojshme”.
Rolling Fork Mississippi is not good… #mswx pic.twitter.com/3hGJWmQuoQ
— Jordan Hall (@JordanHallWX) March 25, 2023
Tornadot, një fenomen meteorologjik që është i vështirë të parashikohet, janë një dukuri e shpeshtë në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në qendër dhe në jug të vendit. /Telegrafi/
So incredibly heartbreaking 💔
Please Pray for the people of Mississippi and Alabama 😞
— 𝕊𝕔𝕒𝕣𝕪 𝔼𝕝𝕖𝕔𝕥𝕚𝕠𝕟 𝔻𝕖𝕟𝕚𝕖𝕣 🇺🇸 (@nomandatesco) March 25, 2023