Site icon Telegrafi

“Pamje apokaliptike” në plazhet e Floridas, pushuesit ikin me shpejtësi

Ky është momenti kur tornado të shumta shfaqen në gjirin e Meksikës përgjatë brigjeve të Floridas, ku shumë pushues që kishin shkuar për të marrë rreze dielli, u larguan me shpejtësi kur panë çfarë po u vinte.

Uji i ngritur në ajër nga erërat e fuqishme krijuan një situatë kaotike, dhe retë e zeza që alarmonin edhe më shumë pushuesit u filmuan nga shumë qytetarë, transmeton Telegrafi.

Shumë banorë kishin vërejtur se diçka jo e mirë po u vjen, dhe ishin larguar me kohë duke u futur nëpër shtëpitë e tyre nga ku edhe realizuan video të ndryshme që i postuan nëpër rrjetet sociale.

Për ekspertin e meteorologjisë në AccuWeather, Jesse Ferrel, kjo lloj tornadoje e tij nuk është e zakonshme në këtë rajon.

E shumë qytetarë në Florida këto pamje i kanë përshkruar si apokaliptike, duke krijuar edhe “meme” të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version