Pamjet e filmuara nga aeroplani dhe droni, shfaqin llavën duke rrjedhur në masë të madhe nga vullkani Kilauea në Havai, që brenda një nate shkatërroi qindra shtëpi, përfshirë shtëpinë e dytë të kryetarit të komunës.
Shtëpia e kryetarit të komunës Harry Kim, ishte në mesin e 159 shtëpive që janë bërë shkrumb e hi në plazhin Kapoho Lots, që u fshinë nga faqja e dheut nga llava, transmeton Telegrafi.
Por, Janes Snyder zëdhënëse e komunës ka deklaruar se numri i shtëpive të shkatërruara mund të jetë shumë më i lartë – në mijëra.
Shkatërrimi masiv ku brenda një u “zhdukën” qindra shtëpi, tregon se kjo është nata më e rëndë që nga shpërthimi i vullkanit Kilauea.
Sikur kjo të mos mjaftonte, një tërmet prej 5.5 magnitudë ka prekur këtë zonë, duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha materiale.
Të hënën është raportuar se llava është derdhur në gjirin Kapoho, duke lëshuar tym dhe gazra helmuese në zonën që zakonisht frekuentohet nga mijëra pushues.
Për fat të mirë zona e prekur nga llava e vullkanit ishte evakuuar kohë më parë, dhe kështu nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur.
Problem tjetër për banorët e Havait është duke shkaktuar retë e zeza të tymit dhe hirit që janë ngritur deri në 10 mijë metra, duke rënduar kështu trafikun ajror. /Telegrafi/