Tërmete të fuqishme kanë goditur sot Shqipërinë, zonat më të prekura nga tërmetet janë Durrësi dhe fshati Thumana i cili gjendet në rrethin e Krujës.
Tërmeti i parë u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.
Sipas të dhënave zyrtare deri tani, numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa mbi 600 persona tjerë janë lënduar, ata janë duke marrë trajtimin e duhur në spital, shkruan Telegrafi.
Ekipet emergjente në Shqipëri janë duke vazhduar t’i dalin në ndihmë qytetarëve të cilët kanë mbetur nën gërmadhat e shtëpive.
Dridhjet e fuqishme të tokës kanë shkatërruar shumë shtëpi, hotele, vetura e të tjera. /Telegrafi/