Vullkani Kileaua në Havai, dita ditës është duke u bërë më i rrezikshëm për banorët, pasi sasia e madhe e llavës së lëngët ka filluar të derdhet në oqean, kurse gurët e shkrirë janë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në ishullin e madh.
Gjithashtu kjo llavë është duke u derdhur në drejtim të termocentralin Puna, që e dëshmojnë edhe pamjet e publikuara më poshtë, transmeton Telegrafi.
Autoritetet lokale kanë shpallur gjendje alarmi, dhe janë duke bërë të pamundurën që ta parandalojnë futjen e llavës në termocentral.
Ekspertët e kësaj fushe paralajmërojnë se llava që është duke u derdhur në oqean është shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut, e në veçanti tek ata persona që kanë probleme me mushkëritë, lëkurën dhe sytë.
Niveli i lirimit të dioksidit të karbonit është trefishuar, ndërsa shërbimi gjeologjik amerikan paralajmëron qytetarët e Havait që të kenë kujdes.
“Çdo moment aktiviteti i vullkanit mund të jetë edhe më shpërthyes dhe mund të shkaktoj prodhimin më të madh të hirit”, kanë paralajmëruar gjeologët amerikanë.
Vullkani Kilauea tash e dy javë është duke liruar gazra të rrezikshme, kur derdhja e llavës ka shkatërruar shumë shtëpi, duke detyruar banorët të evakuohen në zona më të sigurta.
Shpërthimi më i fuqishëm dhe njëherit më vdekjeprurës në Havai kishte ndodhur në vitin 1790, kur humbën jetën një numër i madh i qytetarëve të këtij vendi. /Telegrafi/
Stunning aerial footage of Kilauea volcano captured by National Guard members as they monitor the flow of lava on Hawaii's Big Island. https://t.co/sCoyJY2V2U pic.twitter.com/1WgA6QcriI
— ABC News (@ABC) May 23, 2018
There were two new eruptions today at the summit of Hawaii's Kilauea volcano, and the red, hot lava flowing from it is creating a new danger.
Mark Strassmann reports from the Big Island. https://t.co/hxUap88fke pic.twitter.com/nOm8GlZctT
— CBS News (@CBSNews) May 22, 2018