Këngëtarja Dua Lipa është absolutisht njëra ndër më të pëlqyerat e momentit.
“New Rules” është kënga me të cilën ajo ka ngjitur hapat e sigurt drejt majave botërore, duke sunduar e para në shumë prej top listave të njohura javëve të fundit.
Përveç muzikës, Dua shpesh bie në sy edhe për dukjen dhe stilin e saj të veçantë.
Por kur jemi tek pamja, duket se për t’u dukur gjithnjë tërheqëse, këngëtarja bën pjesë në ata persona të cilëve u preferohet që asnjëherë të mos dalin pa makijazh.
Dukja e saj është paksa më zhgënjyese kur Dua është pa grim.
Këtë më së miri e vërtetojnë disa imazhe të publikuara në InstaStory, ku Lipa shfaqet pa makijazh dhe jo në gjendjen e saj më të mirë.
Ky imazh është xhiruar nga një person tjetër që ndodhej pranë, ndërsa siç duket edhe është publikuar pa dëshirën e saj.
Kjo, pasi menjëherë brenda pak minutave Dua e ka fshirë postimin, pro Telegrafi ka arritur të kap këtë pamje, në të cilën këngëtarja duket vërtet zhgënjyese. /Telegrafi/