Qiellgërvishtësi Space Needle që ndodhet në Washington të Shteteve të Bashkuara, do të ketë platformë rrotulluese që ka dysheme prej xhami.
Qëndrimi në hapësirën transparente në 185 metra lartësi, lë përshtypjen sikur të jeni duke ecur nëpër ajër, transmeton Telegrafi.
Në të njëjtën kohë, kjo është hera e parë që ndonjë objekt ka platformë rrotulluese me dysheme të tillë.
Projekti që ka kushtuar disa milionë dollarë, është realizuar në një kohë mjaft të gjatë, sepse është dashur të bëhet testime të shumta të sigurisë.
Megjithëse duket që në moment mund të shembet dhe të pranishmit mund të bien poshtë, nuk ka asnjë rrezik.
Në dysheme janë vënë nga dhjetë panele xhami njërën mbi tjetrën, kështu që po që se thyhet njëra, është tjetra që mbron menjëherë.
Pos pamjes së poshtme, vizitorët kanë mundësi që të shohin edhe panoramën prej 360 shkallëve të tërë atij rajoni në Seatle.
Pjesë e aktiviteteve do të jetë edhe një luhajë gjigante, që u mundëson vizitorëve të dalin përjashta strukturës së ndërtesës. /Telegrafi/