Jemi mësuar që dukeshën Middleton ta shohim në shumicën e rasteve me flokë të mbledhura poshtë qafës dhe kapele elegante, prandaj shfaqja e saj e fundit publike do t’ju frymëzojë
Princesha Kate, si rrallëherë, me flokë të gjatë, natyralë dhe të drejtë do t’ju bëjë ta anuloni takimin e radhës tek parukierja.
Në daljen e fundit (online) princesha bashkëbisedonte me një grup infermieresh rreth situatës së shkaktuar nga pandemia, por askujt nuk i shpëtoi dukja e saj ndryshe, shkruan E! News.
Flokët e shëndetshëm, të gjatë dhe të krehur drejtë, e bënë të dukej ndryshe nga ç’na ndodh ta shohim.
Madje, një pjesë e mirë e fansave, i sugjeruan t’i mbajë gjithnjë të drejtë, pasi ky stil e identifikon më së miri.
Flokët e gjatë duket se janë trendi i preferuar i vajzave në familjen mbretërore. Në korrik, Meghan gjithashtu u shfaq me flokë të drejtë super të gjatë dhe interneti u çmend.