Rihanna u prezantua si ylli i kopertinës së Vogue Italia për muajin qershor, dhe super ylli i popit u shfaq me tre veshje në set.
33-vjeçaraja shkëlqen e veshur me një fustan të tejdukshëm Valentino dhe taka të larta që lidhen deri në kofshët e saj.
Në një imazh tjetër, ajo grumbullon tre palë pantallona dhe madje edhe më shumë xhaketa, duke shkaktuar krahasime gazmore me një skenë ikonike të serialit “Friends”.
“Kjo duket si Joey nga FRIENDS!! ‘A mund të jem i veshur me më shumë rroba’”, komentoi një fans në pamjen e Instagramit, ndërsa një tjetër shtoi,”Unë e dua atë, por gjithçka që shoh është episodi i serialit “Friends” me Joey”. “Joey e bëri atë i pari”, tha një komentues i tretë.
Në skenën klasike nga Sezoni 3, Joey bën shaka me Chandler duke veshur të gjitha rrobat e tij.
Besoni apo jo, kjo nuk është hera e parë që skena e paharrueshme merr trajtimin e modës së lartë: Në vitin 2018, Balenciaga lëshoi një pallto shtatë shtresore prej 9,000 dollarësh që në rrjete sociale shpejt u krahasua me shakanë e Joey.
Jo të gjitha veshjet e Rihanna janë aq qesharake, super ylli gjithashtu pozoi në stile shumë seksi. /Telegrafi/