Lionel Messi nuk mund ta fshehte dëshpërimin e tij pas humbjes së Barcelonës 8-2 ndaj Bayern Munich të premten në mbrëmje.
Një ndeshje që u prit të jetë finale para finales, doli të jetë e lehtë për Bayernin që e mposhti rivalin e tij, pothuajse në pjesën e parë.
Argjentinasi ishte i pafuqishëm që ta ndalte turpërimin e skuadrës së tij që të mos mbizotërohej nga bavarezët, ku doli të jetë një ndeshje e njëanshme.
Një foto që doli nga dhoma e zhveshjes së skuadrës së Barcelonës, tregon se Messi nuk është në gjendje të pajtohet me atë që ndodhi.
Ai duket i ulur me kokën poshtë, i dërrmuar nga ajo që ndodhi, ndërsa portieri Marc-Andre ter Stegen qëndronte tek dera.
Është hera e parë që nga sezoni 2006/07 që Messi e përfundon një sezon pa fituar asnjë trofe.
Dhimbja e kësaj humbjes do të duhet kohë që të kalojë. /Telegrafi/