Site icon Telegrafi

Palushi: 100 bursa për studentët nga fushata e kompanisë “Frutex”

Pr onari i kompanisë “ Frutex”, Shaqir Palushi, në emisionin Euro Tribuna që transmetohet çdo të hënë në Tribuna Channel, ka shpalusur pjesë të suksesit të kompanisë së tij “Frutex”. Ai ka thënë se deri më tani në kuadër të fushatës për bursa studentore kanë siguruar 30 për studentët.

“ Mendoj se ne si kompani, këto ditë jemi në vazhdimsi të fushatës për bursa studetare, kemi siguruar mjetet për 30 bursa dhe qëllimin e kemi për 100 bursa. Rreth 70% bursa do te jenë për kosovar dhe pjesa tjetër për student nga Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës”, ka thënë Palushi.

Ai në këtë emision ka thënë se si kompani që njihet me pijen energjike Golden Eagle, janë kompania më e madhe në Ballkan.

“Jemi kompania më e madhe në Ballkan, për pije energjike”, ka thënë Palushi.

Fushtatat e marketingut sipas tij kanë bërë që produkti Relax të rritet qind për qind. Ai tha se kanë pasur edhe kampanja me qëllim humanitar, për ti ndihmuar fëmijët e sëmurë.

Exit mobile version