Përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarët Dalibor Jevtiq dhe Igor Simiq, këtë të enjte kanë zhvilluar një takim virtual me një zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin, Matthew Palmer dhe Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Në njoftimin e publikuar nga Lista Serbe thuhet se Rakiq ka thënë se pret qe partitë politike ta respektojnë rezultatin e këtij subjekti nga zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha se ai pret që partitë në Prishtinë ta respektojnë rezultatin e Listës Serbe, sepse ky është respekt i popullit tonë, dhe se është vitale për popullin serb vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Më herët Palmer, bisedoi edhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin si dhe u.d., e presidentes, Vjosa Osmani.