Zv. ndihmës sekretari i përgjithshëm amerikan, Matthew Palmer anashkaloi liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, si edhe kryetarin e shtetit Gjorge Ivanov.
Në takimet në vend, ai u ul në tavolinë vetëm me përfaqësuesit e pushtetit, sie dhe me opozitën shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Palmer është shprehur se qëllimisht nuk është takuar me Ivanovin e Mickoskin pasi që kanë mendime të ndryshme për situatën e tanishme politike në këtë vend.
Sipas tij, deputetët e opozitës që votuan “për” u treguan të guximshëm për të mbështetur Marrëveshjen e Prespës, duke shprehur dëshirën që këta deputetë të shtohen./Telegrafi/