Palmeiras ka vendosur të denoncojë Barcelonën në FIFA për shkak se nuk ka paguar shumën e plotë të Matheus Fernandes.
Katalunasit e transferuan më 31 dhjetor lojtarin, duke e lënë atë në formë huazimi te skuadra braziliane, derisa në verë do të kalojë në Camp Nou.
Mesfushori që luan në krah ka një klauzolë 300 milion euro tani te Barcelona, mirëpo Palmeiras nuk ka pranuar ende shumën e plotë.
Skuadra braziliane e kishte transferuar lojtarin në dhjetor të vitit 2018, pasi që luante në ligën e dytë të Brazilit.
Palmeiras pranoi që të shiste lojtarin në afatin e janarit, duke i lënë më shumë kohë katalunasëve që të bënin pagesën.
Tani, klubi ka njoftuar se ata nuk e kanë pranuar pagesën e plotë dhe do të padisin Barcelonën në FIFA. /Telegrafi/