Site icon Telegrafi

Palmeiras fiton titullin kampion në Brazil, Endrick shënoi në ndeshjen e fundit

Sezoni i rregullt në Superligën e Brazilit ka përfunduar sot (e enjte) dhe kampion është shpallur klubi i Palmeiras.

Palmeiras e dinte se mos humbja me nëntë gola do të ishte e mjaftueshme për të siguruar që ata të fitonin ligën, por ata siguruan një barazim 1-1.

Endrick hapi rezultatin pas një gabimi në prapavijë nga Cruzeiro. Vendasit barazuan me Nikao dhjetë minutat e fundit, por në atë moment Palmeiras tashmë po festonte.

Kjo është hera e 12-të në histori për Palmeiras që fiton titullin kampion në Brazil.

“Palmeiras nuk heq dorë. Palmeiras nuk dorëzohet. Palmeiras reziston! Palmeiras fiton për të 12-tën herë në histori titullin në Brazil”, thuhet në postimin e klubit.

Kështu, sulmues 17-vjeçar do të arrijë te Real Madridi si kampion dhe me një formë të lartë duke shënuar gjashtë gola në tetë ndeshjet e tij të fundit, me atë të fundit që vulosi titullin kampion në Superligën Braziliane.

Gjatë ndeshjes debutoi William Estevao, i njohur edhe si ‘Messinho’. 16-vjeçari është në radarin e të gjitha klubeve më të mira evropiane, përfshirë Paris Saint-Germain, por gjithashtu ka qenë i lidhur më ngushtë me Barcelonën.

Endrick e përfundon sezonin me Palmeiras me 14 gola dhe një asistim në 53 paraqitjet e tij, edhe pse vetëm 21 prej tyre ishin si titullar.

Ai do të luajë gjysmën e sezonit brazilian me Palmeiras vitin e ardhshëm deri në korrik, kur të mbushë 18 vjeç dhe të bëjë një transferim te Real Madridi, kosto e të cilit mund të shkojë në 60 milionë euro me bonuse. /Telegrafi/

Exit mobile version