Site icon Telegrafi

Me pallto dhe shapka, Bebe Rexha endet pa komplekse në Aeroportin e Los Angelesit

Bebe Rexha bëri një paraqitje të mrekullueshme në rehatinë e aeroportit kur ajo u pa duke mbajtur qenin e saj në dorë në ‘Los Angeles International Airport’ këtë të martë.

33-vjeçarja kishte veshur një palë pantofla të markës “Louis Vuitton” dhe u mbështjellë me një pallto të zezë të gjatë magjepsëse, shkruan DailyMail.

Kjo paraqitje e saj vjen dy ditë përpara se ajo të planifikohet të këndojë pjesën e parë në Detroit për festën e Ditës së Falënderimeve.

Duke i lënë flokët e saj bionde të lirshme në aeroport, ajo dukej mahnitëse ndërsa kishte aplikuar pak makijazh në fytyrën e saj.

Bebe, e cila lindi në ShBA nga emigrantë shqiptarë nga Jugosllavia, i dha shkëlqim veshjes me një lëmsh gjerdanësh.

Ajo do të performojë në ‘Detroit Lions Thanksgiving Classic’ së bashku me David Guettat, me të cilin publikoi një duet këtë vit të titulluar “I’m Good (Blue)”.

Vetëm javën e kaluar Bebe Rexha mori pjesë në NRJ Music Awards 2022 në Kanë, ku “I’m Good (Blue)” u nominua për çmimet ‘Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit’ dhe ‘Adaptimi muzikor më i mirë’.

“I’m Good (Blue)” rrjedh nga kënga e famshme “Blue (Da Ba Dee)” e vitit 1998 nga grupi italian Eiffel 65.

Udhëtimi i fundit i Bebe Rexhës në Francë erdhi katër vjet pas një gafe virale në Twitter, në të cilën ajo me sa duket nuk ishte në dijeni se Parisi ishte nën pushtimin nazist nga viti 1940 deri në 1944.

Në përgjigje të një postimi në Twitter ku shkruhej: “Nëse do të kishit një shans për të udhëtuar në kohë. Ku do të shkonit?”, këngëtarja bionde u përgjigj duke shkruar: “Do të shkoja në Paris të viteve 1940”.

Një fans iu përgjigj: “Vajzë….. a e dini se si ishte Parisi në atë kohë?”, dhe Bebe shkroi: “Vajzë kam dështuar në histori. Sapo e kërkova në Google”, shoqëruar me një emoji që shfaqte një fytyrë të dëshpëruar. /Telegrafi/

Exit mobile version