Telegrafi

“Pallati i partisë” do të shitet ose do të jepet me qira, thotë Mickoski

Portali MKD citon kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, të ketë thënë se Pallati i partisë mund të shitet ose të jepet me qira.

Mickoski ka shtuar se mendojnë që të racionalizojnë harxhimet e partisë dhe nëse kanë ofertë të mirë, atëherë objektin do ta shesin, ose japin me qira, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas lajmeve që Gruevski duhet të paraqitet në burg, Mickoski do të inicojë takim me kryetarin e nderit.

Sipas tij, bëhet fjalë për përndjekje klasike politike ndaj Nikolla Gruevskit./Telegrafi/